Kombëtaret e Spanjës dhe Belgjikës do të përballen në ndeshjen e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Botës, në takimin e parë zyrtar mes tyre pas një periudhe 17-vjeçare.
Skuadra e Spanjës, nën drejtimin e Luis de la Fuente, vjen në këtë përballje pas një fitoreje ndaj Portugalisë me një gol të Mikel Merinos, duke prekur fazën çerekfinale për herë të prirë që nga viti 2010.
Në krahun tjetër, Belgjika e udhëhequr nga Rudi Garcia vjen pas një suksesi me rezultatin 4-1 ndaj SHBA-ve. Ekipi belg ka regjistruar një ecuri prej 18 ndeshjesh radhazi pa humbje dhe është përfaqësuesja e parë në këtë turne që kalon shifrën e 100 goditjeve në drejtim të portës.
Fituesi i këtij takimi do të sigurojë një vend në gjysmëfinale, ku do të ndeshet me përfaqësuesen e Francës. Pak minuta përpara fillimit të lojës, janë bërë publike edhe formacionet zyrtare të të dyja ekipeve./mxh
