Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Evropën Qendrore kanë sjellë pasoja të pazakonta në Britani, ku gjatë natës së së hënës janë regjistruar stuhi të forta me aktivitet elektrik intensiv dhe mijëra goditje rrufeje.
Sipas BBC-së, rreth 30.000 goditje rrufeje janë regjistruar gjatë natës, duke krijuar një spektakël natyror të rrallë, por edhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona.
Shërbimet zjarrfikëse raportojnë se janë thirrur në rreth 400 incidente, përfshirë përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike, bllokime rrugësh dhe zjarre në banesa të shkaktuara nga rrufetë.
Stuhitë u zhvendosën nga jugperëndimi drejt juglindjes së vendit, duke zgjuar banorët në orët e para të mëngjesit me bubullima dhe vetëtima të fuqishme. Disa dëshmitarë kanë përshkruar fenomenin si një nga më intensivët që kanë përjetuar ndonjëherë./kb
