Policia ka arrestuar dy shtetas bjellorusë të dyshuar për planifikim sabotimi në Gjermaninë jugore , njoftoi sot Zyra e Prokurorit Publik të Mynihut, ndërsa revista Der Spiegel raportoi se ata po vepronin në emër të Rusisë.
Dyshohet se dy bjellorusët planifikuan t’i vinin zjarrin një ndërtese ose objekti të infrastrukturës kritike në zonën e Nurembergut, sipas asaj që zyra e prokurorit i tha Reuters.
Dy burrat, të moshës 39 dhe 50 vjeç, thuhet se vepronin në emër të një qeverie ose organizate të huaj kundrejt një pagese. Burrat kanë qenë në paraburgim që nga 7 tetori, por prokuroria nuk e përmendi vendin në emër të të cilit dyshohet se vepronin.
Në të njëjtën kohë, Moska ka mohuar vazhdimisht akuzat e bëra nga Gjermania dhe vendet e tjera për kryerjen e operacioneve sabotuese./mxh
