Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Sri Lanka, sipas agjencisë së menaxhimit të katastrofave, ndërsa vendi po përballet me një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore të viteve të fundit.
Presidenti sri-lankez Anura Kumara Dissanayake zhvilloi një takim të jashtëzakonshëm me zyrtarët e menaxhimit të emergjencave, drejtues të opozitës dhe përfaqësues të lartë të forcave të armatosura dhe policisë, për të diskutuar masat urgjente për zbutjen e pasojave të katastrofës.
Autoritetet paralajmërojnë se reshjet intensive të shiut, që mund të arrijnë deri në 200 milimetra, rrezikojnë të shkaktojnë rrëshqitje të reja dheu dhe përmbytje, veçanërisht në rajonet qendrore dhe zonat malore të vendit./mxh
