Last Updated on 19/02/2026 by Anisa
Kryeministri britanik Keir Starmer ka thënë se Andrew Mountbatten-Windsor duhet të paraqitet para autoriteteve në Mbretërinë e Bashkuar për të dhënë shpjegime lidhur me lidhjet e tij me ish‑financierin Jeffrey Epstein.
Gjatë një interviste për BBC‑në, Starmer nënvizoi se, “çdo person që mban informacion të rëndësishëm duhet të shfaqet përpara”, duke shtuar se kushdo që ka të dhëna për “çdo formë dhune ndaj grave dhe vajzave” ka “detyrimin të dalë në pah, pavarësisht se kush është”.
“Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe askush nuk është mbi të. Ky është një parim themelor që duhet zbatuar në këtë rast, ashtu siç do të zbatohej në çdo rast tjetër,” tha kryeministri.
