Kryeministri britanik, Keir Starmer, u zotua të shqyrtojë mënyra për ta bërë sistemin e kredive studentore “më të drejtë”, gjatë një seance pyetjesh në Parlament të mërkurën.
Kryetarja e opozitës, Kemi Badenoch, e akuzoi Starmerin se ishte “i shpërqendruar” nga skandalet e Partisë Laburiste dhe se nuk po bënte asgjë për kreditë studentore, sepse sipas saj nuk po qeveriste.
Gjatë seancës së pyetjeve të Kryeministrit, dy liderët shkëmbyen sharje mbi udhëheqjen e partive të tyre. Badenoch tha: “Shumë njerëz do të dëshironin që partia e tij të kishte udhëheqje të re”, ndërsa Starmer iu përgjigj duke treguar drejt ligjvënësve të Reform UK: “Sigurisht, shumë në partinë e saj janë nën udhëheqje të re, Zoti Kryetar. Por ata janë atje lart.”
Partia e djathtë Reform UK, e drejtuar nga Nigel Farage, ka përfituar nga një valë largimesh nga Partia Konservatore, ku përfshihen ish-ministrja e Brendshme, Suella Braverman, dhe Robert Jenrick, të cilët iu bashkuan Reform UK në janar.
Kjo seancë shfaq tensionet në rritje mes qeverisë dhe opozitës, ndërsa tema e kredive studentore mbetet një nga çështjet më të ndjeshme për votuesit e rinj në Britani./mxh
