Last Updated on 04/01/2026 by EL
Faqja e specializuar e statistikave “Transfermarkt” ka publikuar listën e portierëve që kanë ruajtur në më shumë ndeshje portën e paprekur në vitin 2025.
Janë marrë në konsideratë 15 kampionatet më të rëndësishme të kontinentit, ndeshjen në të gjitha kompeticionet si dhe ndeshjet ndërkombëtare.
Këtë renditje të veçantë e kryeson Trubin i Benfikës me 26 ndeshje pa pësuar gol në 61 sfida të zhvilluara. Më pas vijnë Donnarumma dhe Kobel.
Në vendin e 4-t në këtë renditje të veçantë është portieri i kombëtares shqiptare dhe AEK-ut të Athinës, Thomas Strakosha, që ka ruajtur portën të paprekur në 22 ndeshje nga 44 takime të luajtura gjatë vitit 2025./E.T

