Këtë të hënë të gjithë studentët i janë rikthyer procesit mësimor në Universitetin e Korçës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të zhvilluar mes studentëve, ku është diskutuar vijimi i bojkotit të shpallur ditët e fundit.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se studentët kanë rënë dakord për rifillimin e mësimit, duke vlerësuar se situata është qetësuar sa i përket episodeve të dhunës.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë vendimmarrje lidhet edhe me faktin se bojkoti nuk është respektuar nga të gjithë studentët.
Pavarësisht shpalljes së tij, një pjesë e tyre kanë vijuar të ndjekin mësimin edhe gjatë ditëve të bojkotit, duke bërë që protesta të mos ishte e plotë./k.m
