Last Updated on 15/10/2026 by EL
Një studente, mes të rinjve që protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, përcolli një mesazh të fortë, mes lotësh dhe zemërimi, duke shprehur zhgënjimin e një brezi që ndihet i braktisur dhe i pasigurt për të ardhmen.
“Dolëm paqësisht tre muaj, nuk na dëgjoi njeri. Çdo ditë ne këtë do të bëjmë. Do të jemi çdo ditë këtu. A doni dikush që të fliste? Po flas unë”, u shpreh studentja.
Mes kërkesave të saj ishin dorëheqja e Edi Ramës, përmirësimi i kushteve në konvikte, respektimi i ligjit dhe vendosja e drejtësisë. “Çfarë duam ne? E para, dorëheqjen e Ramës, se na e ka nxirë jetën. E dyta, konviktet të jenë të rregullta. E treta, të respektoni rregullat dhe ligjet, të ketë drejtësi. Mos ushtroni dhunë ndaj popullit kur kërkon të drejtën e vet”, deklaroi ajo.
Momenti më prekës ishte kur e reja tregoi se ndodhet e vetme në Shqipëri, larg familjes, e cila jeton në emigrim. Me lot në sy, ajo foli për vështirësitë e jetës dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë.
“Është e dhimbshme të jetosh këtu. Unë këtu nuk kam asnjë familjar. Motrën, vëllanë i kam të larguar. Edhe prindërit në emigrim. Prandaj kam dalë këtu”, tha ajo./ET
