Një studim i fundit nga disa universitete europiane ka zbuluar se periudhat e mërzitjes nuk janë aq negative sa mendojmë. Përkundrazi, momentet kur ndalemi, nuk kemi stimuj dhe nuk po bëjmë “asgjë”, ndihmojnë trurin të rikthejë kreativitetin dhe të përpunojë informacionet e mbledhura gjatë ditës.
Koha e mërzitjes rrit kreativitetin
Sipas studiuesve, kur truri nuk është i bombarduar me aktivitete, ai kalon automatikisht në “mode daydreaming”, fazë që lidhet me krijimin e ideve të reja dhe zgjidhjen e problemeve. Pikërisht kjo është arsyeja pse shumë njerëz thonë se idetë më të mira u vijnë gjatë dushit, gjatë ecjes ose kur qëndrojnë të qetë pa telefon.
Telefonat po na heqin aftësinë për të menduar lirshëm
Një nga shqetësimet kryesore të profesorëve është se përdorimi i tepërt i telefonit po e zhduk momentin e mërzitjes natyrale. Çdo pushim mbushet me scroll, video, notifikime dhe truri nuk ka kohë për “pastrim mendor”.
Kjo gjë po lidhet me rritje të ankthit, ulje të vëmendjes dhe lodhje të vazhdueshme mendore.
Psikologët: Lejoni veten të ‘mos bëni asgjë’ për disa minuta
Ekspertët e mirëqenies emocionale rekomandojnë të praktikoni “micro-boredom”: 5–10 minuta në ditë pa telefon, pa muzikë, pa aktivitet. Thjesht të jesh prezent.
Kjo teknikë ndihmon në uljen e stresit, përmirësimin e humorit dhe rritjen e fokusit, sidomos tek personat që punojnë gjatë me kompjuter ose që jetojnë nën presion të përditshëm.
Mërzitja është një alarm i shëndetshëm, jo problem
Studiuesit e përshkruajnë mërzitjen si një “buton resetimi” për trurin. Ajo sinjalizon se kemi përdorur të gjitha burimet mendore dhe se është koha të ndalemi pak. Në vend që ta shohim si bezdi, psikologët këshillojnë ta pranojmë si një pjesë natyrale dhe të dobishme të funksionimit të mendjes./KM
