Një studim i fundit me mbi 2,900 punonjës nga kompani të ndryshme ka zbuluar se aplikimi i javës së punës 4-ditore sjell rezultate të jashtëzakonshme. Punonjësit raportuan stres më të ulët, më shumë energji dhe një balancë më të mirë mes jetës private dhe asaj profesionale. Edhe puna e kryer u vlerësua si më cilësore.
Ekspertët thonë se ky model po bëhet gjithnjë e më i kërkuar në mbarë botën, pasi kompanitë shohin rritje të produktivitetit dhe ulje të lodhjes së stafit. Vitet e ardhshme pritet të jenë vendimtare për përhapjen globale të këtij sistemi./KM
