Një studim i fundit sugjeron se nuhatja e aromës së limonit para nisjes së punës mund të ndikojë pozitivisht në përqendrim dhe performancë.
Sipas rezultateve, personat që ekspozohen ndaj aromës së limonit në mëngjes kanë arritur një rritje të fokusit deri në 26%, krahasuar me situatat normale të punës.
Ekspertët shpjegojnë se kjo lidhet me përbërësin natyral të limonit, limonenin, i cili aktivizon zonat e trurit të lidhura me vëmendjen dhe kujtesën.
Ky proces ndikon në stimulimin e sistemit nervor, duke ndihmuar në rritjen e përqendrimit gjatë detyrave të përditshme.
Studimi ka treguar gjithashtu se nuhatja e kësaj aromë mund të ndihmojë edhe në mbajtjen më të mirë të informacionit të ri, deri në rreth 44%.
Sipas studiuesve, këto rezultate tregojnë se aromat natyrale mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në funksionin e trurit dhe performancën mendore./et
