Last Updated on 03/07/2026 by EL
Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës, apo thënë ndryshe kundër papiloma virusit po jep rezultatet e para në shtetet që kanë nisur të aplikojnë prej vitesh. Sipas një studimi të fundit i botuar në prestigjiozen “Lancet”, Anglia ka reduktuar 100% vdekje te gratë e moshës 20 deri 24 vjeç.
Studiuesit vlerësuan se vaksinimi kundër LPV-së ka shpëtuar 200 jetë grash. Të dhënat konfirmojnë mbrojtje të fortë dhe afatgjatë kundër infeksioneve të papiloma virusit dhe ndryshimeve qelizore para kanceroze. Për vendin tonë kjo është një vaksinë e re dhe si e tillë nuk ka munguar skepticizmi dhe hezitimi për aplikimin, veçanërisht te djemtë.
“Mbi 25% e meshkujve janë vaksinuar ndaj HPV-së. Vaksina aplikohet me një dozë në moshën 13 vjeç bashkë me vaksinën ndaj tetanoz-difterisë. Është një vaksinë e detyruar brenda kalendarit të vaksinimit. Jo vetëm që ka qenë pranueshmëria shumë e mirë, por madje edhe djemtë më të rritur mbi 14 15 vjeç kanë filluar të kenë kërkesa për t’u vaksinuar. Për momentin e vaksinojnë vetëm djem 13 vjeç, ndërsa për djem që janë më të rritur ndoshta në një moment mund të zhvillojnë fushatë siç kemi zhvilluar dhe me vajzat 14-20 vjeç”, thotë për A2 CNN, Rovena Daja, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik./ET
