Një kopsht zoologjik në Suedi ka mirëpritur një anëtar të ri të një specieje të rrallë dhe të rrezikuar, një foshnjë gibon me faqe të bardha, e cila është parë për herë të parë duke dalë jashtë ambientit të saj së bashku me nënën.
Sipas kopshtit zoologjik, këlyshi ka lindur gjatë muajve të dimrit dhe javën e kaluar është shfaqur për herë të parë jashtë strehës së tij, duke qëndruar ngjitur pas nënës gjatë daljes në ambient të hapur.
Ende nuk dihet gjinia e tij, pasi të vegjlit e kësaj specie lindin me ngjyrë bezhë dhe ndryshojnë ngjyrë ndërsa rriten. Femrat më vonë rikthehen në ngjyrë bezhë, ndërsa meshkujt mbeten të zinj.
Giboni me faqe të bardha është një specie që jeton në Azinë Juglindore dhe klasifikohet si i rrezikuar në mënyrë kritike, kryesisht për shkak të shpyllëzimit dhe tregtisë së paligjshme të kafshëve të egra.
Ky lindje është pjesë e një programi evropian për ruajtjen e specieve, i cili synon të mbajë një popullatë të qëndrueshme gjenetikisht në kopshtet zoologjike dhe të mbështesë përpjekjet për mbrojtjen e tyre në habitatet natyrore.
Në Skandinavi, kjo specie është shumë e rrallë dhe gjendet vetëm në tre kopshte zoologjike./mxh
