Skuadrat e shpëtimit u vunë menjëherë në veprim të dielën pas një sulmi të fuqishëm izraelit në një ndërtesë trekatëshe në Beirut, në lagjen Jnah.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Libanit (NNA), sulmi goditi një zonë të populluar pranë hyrjes së jugut të Spitalit Universitar Rafik Hariri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima të shumta.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit raportoi se deri tani katër persona kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë janë plagosur, sipas shifrave paraprake.
Sulmi izraelit ndodhi pas një fushate të gjerë ajrore dhe tokësore, si përgjigje ndaj goditjeve të Hezbollahut në Izrael më 2 mars, në solidaritet me Iranin, pas nisjes së luftës së SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Teheranit.
Situata mbetet shumë e tensionuar në rajon, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet në Liban dhe Lindjen e Mesme./mxh
