Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për një rritje të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, përmes një postimi në rrjetin social Truth Social.
Trump tha se “E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe e Urës, e gjitha së bashku, në Iran”, duke kërkuar që Teherani të hapë Ngushticën strategjike të Strait of Hormuz brenda 48 orësh. Ai paralajmëroi se në të kundërt, Irani do të përballet me sulme të forta mbi infrastrukturën energjetike.
Në një postim tjetër, presidenti amerikan dha informacion mbi gjendjen e pilotit amerikan të shpëtuar nga operacioni në zonat malore të Iranit, duke e përshkruar si një kolonel “shumë të plagosur dhe me guxim të jashtëzakonshëm”. Trump vuri në dukje se misioni ishte ndër më guximtarët në historinë e SHBA-ve dhe përfshiu një operacion të dytë që u krye pas shpëtimit të pilotit në dritën e ditës, duke qëndruar shtatë orë mbi territorin iranian.
Operacioni thekson vendosmërinë e forcave amerikane për të mbrojtur jetën e pilotëve dhe interesat strategjike të vendit, ndërsa tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit vijojnë të jenë në nivele të larta./mxh
