Një sulm me armë zjarri në bashkinë e qytetit Chribska të Republikës Çeke, ku një person ka ndërruar jetë dhe të paktën gjashtë janë plagosur, përfshirë tre efektivë policie.
Ministri i Brendshëm çek, Lubomir Metnar, deklaroi se autori i sulmit nisi të qëllonte brenda godinës së bashkisë.
Autoritetet njoftuan se forcat e rendit hynë menjëherë në ndërtesë pa pritur përforcime dhe shkëmbyen zjarr me sulmuesin. Sipas informacioneve paraprake, autori i ngjarjes i ka dhënë fund jetës me një nga armët që mbante në mënyrë të paligjshme.
Tre efektivët e policisë po trajtohen në spital, të cilët ndërhynë për neutralizimin e autorit.
Policia njoftoi se godina e bashkisë është siguruar dhe se për momentin nuk ka asnjë tregues për motive terroriste, ekstremiste, politike apo fetare. Hetimet paraprake sugjerojnë se sulmi ka pasur një motiv personal./mxh
