Last Updated on 19/01/2026 by EL
Edhe pse ky sezon nisi me nota më të qeta, duket se paqja në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka marrë fund. Rrjeti është “pushtuar” nga pamjet virale ku dy banorët, Eriku dhe Angelo, shihen të përfshirë në një konfrontim fizik.
Në video, ata shfaqen duke u shtyrë me forcë me njëri-tjetrin, një skenë që ka alarmuar menjëherë pjesën tjetër të shtëpisë. Ndërhyrja e banorëve ka qenë e menjëhershme për të shmangur përshkallëzimin, ndërsa në sfond dëgjohen thirrjet e dëshpëruara të një prej vajzave:
“Erik, jo, të lutem!”
Mbetet e paqartë nëse ky ishte një aktrim i planifikuar për vëmendje apo një situatë reale që u mbulua me “shaka” pas reagimit të ashpër të shtëpisë./et
