Last Updated on 18/05/2025 by adminfjala
Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në spitale të ndryshme, pasi i dyshuari i panjohur sulmoi qytetarët para një bari në qendër të qytetit me një objekt të mprehtë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Më vonë ata thanë se nuk mund të përjashtonin mundësinë që më shumë njerëz të ishin lënduar në sulm.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se festuesit ishin tifozë futbolli nga një ekip lokal, që mbrojtën veten kundër sulmuesit para se ai të largohej.
Klubi i futbollit Arminia Bielefeld i qytetit fitoi ndeshjen të shtunën dhe me të u bë kampion i divizionit të 3-të. Sipas policisë, sulmuesi mund të jetë lënduar në fytyrë.
Policia e Bielefeldit tha në një deklaratë se gjeti disa thika në vendin e sulmit, dhe se ka aktivizuar një linjë telefonike për dëshmitarë duke u kërkuar njerëzve të ngarkojnë video dhe foto të sulmit.
Ata paralajmëruan këdo që e sheh të dyshuarin të mbajë distancë dhe të telefonojë shërbimet e emergjencës, pasi burri mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm. m.p.