Një sulm me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në zonën e Başakşehir, në Stamboll, ku shtatë nxënës kanë mbetur të plagosur. Tre prej tyre ndodhen në gjendje kritike.
Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 08:35, në ambientet e Shkollës së Mesme Anadolli Şamil. Një nxënës i klasës së 10-të, i identifikuar me inicialet FM, dyshohet se ka sulmuar me thikë nxënës të tjerë.
Të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalet e Qytetit Başakşehir Çam dhe Sakura, ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas të dhënave fillestare të autoriteteve./k.m
