Banorët e një komuniteti në qendër të Izraelit gjetën shtëpitë dhe makinat e tyre të dëmtuara pas një sulmi raketor nga Irani.
Matan Amitay, banor i një prej shtëpive të goditura, tregoi për Reuters se ndodhej në një dhomë të sigurt kur dëgjoi një shpërthim të fuqishëm. Pas disa minutash doli dhe pa shtëpinë e tij të mbuluar me pluhur dhe rrënoja, ndërsa jashtë kishte një krater të madh në tokë. Ai përshkroi momentet si shumë të frikshme, me njerëz që vraponin dhe zhurmë të madhe rreth vendit.
Shërbimi izraelit i ambulancave MDA raportoi se nuk pati viktima nga sulmi, por u regjistruan dëmtime në disa lokacione. Media izraelite tha se raketa që goditi ishte e pajisur me një kokë shpërthyese me klastra.
Në të njëjtën ditë, Izraeli njoftoi se forcat e tij kishin vrarë kreun e sigurisë të Iranitani.
Lufta SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit ka hyrë në javën e tretë, me të paktën 2,000 të vrarë dhe pa një fund të dukshëm, ndërsa sulmet nga të dyja palët vazhdojnë pa ndërprerje./mxh
