Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi vrasjen e kreut të sigurisë së Iranit, Ali Larijani, si dhe të Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, e cila ka një rol të madh në sigurinë e brendshme të vendit.
Në një deklaratë të regjistruar paraprakisht, të publikuar të martën (17 mars), Netanyahu tha se Izraeli ka “shumë surpriza të tjera” në fushatën për dobësimin e regjimit iranian, i cili, sipas tij, po përhap terror në Teheran. Ai theksoi se operacionet po kryhen nga ajri me avionë dhe dronë, duke synuar dobësimin e regjimit dhe dhënien e mundësisë popullit iranian për ta larguar atë.
Netanyahu gjithashtu bëri të ditur se Izraeli po bashkëpunon ngushtë me SHBA-në në Gjirin Persik, duke koordinuar forcat ajrore dhe detare për sulme indirekte që krijojnë presion të madh mbi Teheranin, si dhe për veprime direkte. Ai paralajmëroi se ka “shumë surpriza dhe strategji të tjera” që nuk do t’i zbulojë publikisht.
Lufta rajonale ka hyrë në javën e tretë dhe sulmet nga të dyja palët nuk kanë marrë pushim. Iranit vazhdon të godasë Izraelin me raketa gjatë natës dhe ditën, duke treguar se ka ende kapacitet për sulme me rreze të largët, pavarësisht më shumë se dy javë bombardimesh nga armatimet amerikane dhe izraelite./mxh
