Dy sulmues të lënë jashtë nga trajneri Silvinjo janë paraqitur në formë të mirë, duke realizuar gola me klubet e tyre.
Taulant Seferi shënoi golin e 16-të në Ligën e Parë turke, ku ka edhe shtatë asistime këtë sezon. Ai zhbllokoi rezultatin për Bodrumspor ndaj Istanbulspor në minutën e 8-të, pas një asistimi nga Arlind Ajeti.
Ndeshja e vlefshme për javën e 32-të, u fitua 1-0 nga Bodrumspor që synon zonën “play off”. Ndërkohë, Ajeti është i grumbulluar nga Kombëtarja, ndërsa Seferi mungon që prej vitit 2024.
Stiven Shpendi realizoi dy gola me Empolin në Serie B ndaj Peskarës. Ai shënoi në minutën e 9-të dhe më pas në minutën e 65-të, në fitoren 4-2. Shpendi ka arritur në 13 gola këtë sezon, ndërsa nuk është ftuar ende në Kombëtare./mxh
