Last Updated on 08/11/2025 by Leonard
Inxhinierët e Rajhut III ishin aq gjenialë sa projektet e tyre mund të kishin revolucionarizuar luftën
Shpesh thuhet se, nëse inxhinierët nazistë do të kishin pasur një vit më shumë për të zhvilluar projektet e tyre, Gjermania mund të kishte ndryshuar rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore. Nuk bëhet fjalë vetëm për avionët bombardues të tipit Horten Ho 229, UFO-të “zile” apo raketat V2, por edhe për armë që sot duken të pamundura.
As sovjetikët, as aleatët nuk do të qëndronin duarkryq, dhe as Adolf Hitler nuk do të kishte hezituar të përfshihej në të gjitha projektet. Diktatori kërkoi modifikime absurde, duke krijuar disa nga projektet më monstruoze në historinë ushtarake, që shpesh shkatërruan buxhetin e Rajhut të Tretë. Nga tanket 11 metra të larta dhe 1.000 ton në peshë, deri te topat që gjuanin me zë ose me rreze dielli, idetë e inxhinierëve të Führer-it tejkaluan shumë filma fantashkencorë.
Më poshtë gjeni disa nga super-armët naziste që nuk hynë kurrë në luftime, por që mund të kishin ndryshuar rrjedhën e luftës, po të kishte pasur më shumë kohë dhe më pak presion për projektuesit.
Topat e erës, zërit dhe diellit
Hitleri duket se kishte vënë bast mbi luftën ekologjike shumë kohë para se të bëhej i vetëdijshëm për ndryshimet klimatike.

Topi i erës: Projekti synonte të lëshonte një rrjedhë pulsante të ajrit të ngjeshur për të asgjësuar trupat e armikut brenda disa qindra metrave. Ai përdorte një përzierje të shpërthyese të oksigjenit dhe hidrogjenit. Testet treguan se mund të shkatërronte forca të blinduara deri në 150 metra, por topi u instalua vetëm mbi një urë mbi lumin Elba dhe nuk u përdor kurrë.
Topi zanor (schallkanone): Synonte të vriste këdo që ndodhej brenda 250 metrave, duke përdorur dridhje zanore të shkaktuara nga shpërthimi i oksigjenit dhe metanit të përqendruar në tubacione dhe reflektorë parabolikë. Efekti ishte i tmerrshëm, por për shkak të kompleksitetit, armë nuk u përdor në betejë.
Topi diellor (“çekiçi i Thor”): Krijuar për të shkatërruar avionët armik duke përqendruar rrezet e diellit me një reflektor gjigant. U realizua një prototip, i cili u zhduk pas kapjes së materialeve nga trupat amerikane në Gjermani.

Furtunë kundërajrore
Ky armë funksiononte si një mortajë që lëshonte predha qymyri dhe eksplozivi të pluhurosur në lartësi të madhe. Shpërthimi krijonte një vorbull të fuqishme ajri dhe karboni, që mund të bllokonte aeroplanët armik. Testet treguan një diapazon rreth 150 metra, por armë u konsiderua dështim.
Pompa e ftohtë
Synonte të sillte “ferrin e Siberisë” në çdo fushë beteje në sekonda. Eksplozivët shpërthenin nga aeroplanët dhe krijonin zona me të ftohtë ekstreme që mund të paralizonin çdo formë jete brenda një kilometri. Megjithatë, sipas dokumenteve të rralla, projekti nuk u realizua plotësisht dhe informacioni mbi të është i pakët.
Burimi: lavanguardia.com/ Përgatiti për botim: L.Veizi


