Dritan Shakohoxha foli nga Beogradi për Report TV pas fitores 0-1 që kombëtarja kuqezi siguroi kundër Serbisë. Sipas komentatorit, trajneri Sylvinho është në kohën dhe vendin e duhur, pasi sipas tij ai s’di ta lexojë mirë futbollin, por ka përvojën.
“Skuadra jonë aktuale është një nga skuadrat më të mira në historinë e kombëtares shqiptare. Disa nga futbollistët që kemi sot, mos t’i marrim me emra, janë padyshim më të mirët e historisë në rolin e tyre”.
“Influenca e trajnerit në këtë skuadër është e minimizuar. Nuk shoh një trajner me aftësi të mëdha. Shoh një ekip shumë të bashkuar me njëri-tjetrin që jep shumë dhe luan në mënyrë të mrekullueshme. Influencën e trajnerit nuk e shoh, nuk e ndjej, nuk duket. Sylvinho ka ulje-ngritje të ndryshme, gjatë ndeshjes reagon shumë pak. Sylvinho është në vendin e duhur, në momentin e duhur. Influencë në ekip kishte De Biasi. Sylvinho ka përvojë, e sjell këtu. Por nuk e shoh që ta lexojë aq mirë futbollin. E shoh një trajner që ka fat që është në këtë moment të Shqipërisë”.
