Last Updated on 09/02/2026 by Monika
Kreu i PD-së Sali Berisha në protestën e radhës para Kryeministrisë, iu ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën që do të zhvillohet nesër në orën 17:00.
Berisha po ashtu u bëri thirrje forcave të rendit të bashkohen në protestë për të ngritur zërin për të ardhmen e vendit të tyre.
“Unë jam këtu të zotohem para jush. para shqiptarëve se asgjë në botë nuk do të mund të pengojë qytetarët pa hedhur në Lanë qeverinë e krimit, drogës, hajdutëve, qeverinë antishqiptare, antieuropiane.
Pra nesër është një ditë e madhe, është një ditë e shqiptarëve për Europën. Nëse ne shpallim se për opozitën integrimi në BE është e ardhmja më e shkëlqyer se ne besojmë se integrimi do të thotë qytetarë më të lirë dhe të sigurtë, Shqipëri më e zhvilluar, asgjë s’na ndal nga kjo rrugë. Ndaj nesër ftoj qytetarët e Tiranës të dalin në shesh, të bashkohen të ngremë zërin tonë të dëgjohet në Bruksel dhe mbarë Europën se asgjë nuk na shkëput dot nga qëllimi ynë.
Nesër u bëj thirrje forcave të rendit të marrin vendimin historik të bashkohen me protestuesit sepse bashkoheni me interesin e vendit tuaj familjes dhe të ardhmes së Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Bashkohuni të shporrim këtë bandë kusarësh që nuk ka pas kurrë Shqipëria në krye si sot. Bashkohuni me misionarët e kombit që do e shpëtojnë nga kjo rrokullisje.
Të gjitnë në orën 17:00 në Tiranë në kryengritjen e fitores e të ardhmes për Europën.
Një mirënjohje të pakufijshme KE për deklaratën në të cilën i tha kryehajdutit se kurrë drejtësinë nuk mund ta pengosh. Le ta detyrojmë hajdutin të shkojë aty ku e ka vendin. Edhe njëherë nesër gjithë Shqipëria në Tiranë”, u shpreh Berisha./mxh
