Tajlanda po përdor një vaksinë për kontrollin e lindjes te elefantët e egër, si pjesë të një strategjie për të zgjidhur një problem në rritje të përplasjeve mes njerëzve dhe elefantëve, sidomos në zonat ku fermat po zgjaten drejt pyjeve dhe kafshët humbasin habitatet e tyre natyrore.
Elefantët, të detyruar të largohen nga pyjet e tyre në kërkim të ushqimit, kanë shkaktuar incidente serioze te banorët. Vitin e kaluar elefantët e egër vranë 30 persona dhe plagosën 29 të tjerë, përveç mijëra rasteve të dëmit në kultura bujqësore.
Qeveria ka siguruar 25 doza të një vaksine të prodhuar në SHBA dhe ka testuar efektivitetin për dy vjet te elefantë të mbarështuar. Kjo vaksinë nuk ndalon ovulimin, por parandalon fertilizimin e vezëve. Efekti i vaksinës zgjat deri në 7 vjet dhe elefantët mund të riprodhohen përsëri nëse nuk marrin një rikthyes pas këtij afati.
Vaksinimi ka ngjallur kritika, pasi disa ekspertë frikësohen se përdorimi i kësaj teknike mund të dëmtojë përpjekjet e konservimit të specieve. Elefantët janë pjesë e rëndësishme e identitetit të Tajlandës dhe konsiderohen simbol kombëtar, me tradita shekullore në përdorimin e tyre./kb
