Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u takua në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron.
Gjatë takimit disaorësh, Zelenskiy tha se diskutimi u përqendrua tek mënyrat për t’i dhënë fund luftës me Rusinë dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme për Ukrainën. Ai theksoi se çdo zgjidhje duhet të garantojë sigurinë afatgjatë të vendit të tij.
“Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt. Shumë tani varet nga angazhimi i çdo lideri,” shkroi Zelenskiy në një postim në X, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare.
Takimi në Paris vjen në një moment kritik për Ukrainën, ndërsa Kievi kërkon të forcojë koalicionin diplomatik dhe mbështetjen e aleatëve perëndimorë./mxh
