Last Updated on 16/04/2026 by EL
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një galeri fotosh nga takimi i ngrohtë që ai pati të enjten me homologen italiane Giorgia Meloni në “Palazzo Chigi”, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali.
Në pamjet e publikuara shfaqet pritja dinjitoze që Meloni i rezervoi kryeministrit shqiptar, ceremonia e takimit, momentet mes dy liderëve dhe prezantimi i delegacionit që shoqëron kreun e qeverisë në këtë vizitë.
Në foto duket qartë edhe përzemërsia e Meloni teksa takon anëtarët e delegacionit shqiptar, ku bënin pjesë edhe Delina Ibrahimaj dhe Ervin Demo./et
