Kancelari gjerman Friedrich Merz në konferencën e përbashkët me presidentin amerikan, Donald Trump ka folur për luftën në Lindjen e Mesme.
Merz tha se rritja e çmimit të gazit dhe naftës po dëmton ekonominë gjermane.
Më tej, kancelari u shpreh se të gjithë shpresojnë që kjo luftë të mbarojë sa më shpejt dhe uroi që SHBA dhe Izraeli të jenë në rrugën e duhur për ta përfunduar atë.
“Rritja e çmimit të gazit dhe naftës që nga sulmet e së shtunës sigurisht që po dëmton ekonomitë tona. Kjo është arsyeja pse të gjithë shpresojmë që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe shpresojmë që ushtritë izraelite dhe amerikane po bëjnë gjërat e duhura për ta përfunduar këtë”, tha Merz./mxh
