Last Updated on 16/11/2026 by EL
Mosreagimi i institucioneve për problemet e ngritura kanë nxjerrë për të dytën herë taksitë e kryeqytetit në protestë. Nga sheshi “Nënë Tereza” përfaqësues të sindikatës renditën arsyet kryesore të kësaj proteste duke vënë theksin te lëshimi i licencave pa kriter dhe mungesa e vendqëndrimeve.
Përtej problematikave të licencimit, një tjetër shqetësim madhor për sektorin mbetet kostoja e lartë e operimit. Përfaqësuesit e sindikatës kërkojnë uljen dhe stabilizimin e çmimit të karburantit, garantimin e cilësisë së tij dhe mbështetje financiare nga shteti përmes subvencioneve.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu që shërbimit taksi t’i jepet përparësi në organizimin e qarkullimit rrugor ndërsa bashkitë të krijojnë më shumë hapësira të dedikuara për qëndrimin e automjeteve
/et
