Last Updated on 09/12/2025 by Monika
Presidenti i Serbisë, Alexandar Vuçiç ka filluar luftën ndaj Shqipërisë.
Në një deklaratë për mediat, presidenti serb i ka kërkuar Bashkimit Europian që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen njëkohësisht në BE.
Ndërkohë që Shqipëria tashmë i ka çëlur të gjithë grupkapitujt dhe është përpara Serbisë dhe shumë vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit europian.
Vuçiç tani ka një strategji të re për të bllokuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ku thotë se o të anëtarësohen të gjitha vendet bashkë ose asnjë.
Sipas tij, anëtarësimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor njëkohësisht është në të mirë të të ardhmes së Europës.
“Hyrja e Ballkanit Perëndimor si një i tërë në BE është ideja më e mirë. Nëse dikush lihet jashtë, çfarë do të bëni me ato vende? Dhe e di që të gjithë po flasin për harmonizim, por kjo nuk ka të bëjë vetëm me të ardhmen e rajonit, por edhe me të ardhmen e Evropës. Nëse pranohemi të gjithë së bashku, pa përjashtim, të gjithë do të ndihen më mirë, si shqiptarët ashtu edhe boshnjakët… Dëgjoj vetëm reagime të mira për këtë ide dhe do t’ua them këtë Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen”, tha Vuçiç./mxh
