Last Updated on 04/11/2026 by EL
Shpërthimi i regjistruar këtë të mërkurë në një banesë Elbasan ka tronditur banorët e pallatit dhe zonës të cilët kanë marrë dëmtime në apartamentet e tyre. Një zonjë për Euronews Albania bën me dije se nga shpërthimi dhe zjarri i janë djegur të gjitha gjërat në banesë.
“Pafund, i kam patur të gjitha brenda dhe u dogjën e u bënë shkrumb”, tha një banore të cilës iu dëmtua banesa nga shpërthimi.
Një banor tjetër ka treguar detajet e para pas shpërthimit teksa u shpreh se zona ishte mbuluar me tym të zi. Sa i përket të lënduarve, ai theksoi se tani janë mirë pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.
“Unë banoj në kat të parë. Unë isha në lokal me një shokun tim kur dëgjuam një zhurmë bum. U turra me vrap bashkë më shokun, e pash plakën shtrirë. Mora edhe nusen e nxora jashtë. Ishte tym i zi nuk hyje dot”, tha një banor tjetër.
