Last Updated on 25/11/2025 by Monika
Dhoma e zhveshjes te Real Madridi është e ndarë në lidhje me marrëdhënien me trajnerin Xabi Alonso.
Sipas “Cope”, një grup lojtarësh, mes tyre Mbappe, Guler, Carreras, Courtois dhe Huisjen, shfaqin besim dhe respekt të plotë për filozofinë e trajnerit.
Në anën tjetër, Vinicius Junior, Rodrygo, Valverde, Brahim Diaz, Endrick dhe Mendy raportohet se janë të pakënaqur me drejtimin e tij. Situata është përkeqësuar pasi skuadra nuk ka arritur fitore në tre ndeshjet e fundit.
Thuhet se tensionet kanë arritur nivele të reja brenda grupit. Marrëdhënia midis Vinicius dhe Alonsos shihet si veçanërisht e komplikuar.
Madje pretendohet se braziliani po heziton të rinovojë kontratën për shkak të pranisë së trajnerit. Situata mbetet e paqëndrueshme dhe kërkon zgjidhje të shpejtë nga klubi.
