Të shtëna me armë janë raportuar në një qendër tregtare në Oslo. Sipas mediave ndërkombëtare, personi i dyshuar për të shtënat më armë është arrestuar.
Ndërkohë, forcat policore po kontrollojnë zonën dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas mediave lokale të shtënat ndodhën brenda qendrës tregtare Storo Storsenter. Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë larg zonës së sulmit./ K.M
