Last Updated on 16/09/2026 by Monika
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në ambientet e një lokali në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Burime nga vendngjarja thonë se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në urgjencën e Spitalit të Durrësit.
Nuk dihen ende rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarja./mxh
