Last Updated on 10/03/2026 by Monika
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në konsullatën amerikane në Toronto. Sipas policisë së kryeqytetit kanadez nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar. Gjithashtu, policia njoftoi se nuk ka informacione për një të dyshuar të mundshëm.
Rrugët përreth konsullatës amerikane janë bllokuar nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të incidentit.
Sipas informacioneve të BBC-së, disa ndërtesa në Toronto janë sulmuar me armë zjarri që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme më 28 shkurt.
Tre sinagoga hebraike në Toronto janë sulmuar me armë zjarri gjatë javës së kaluar. Një palestër boksi në Toronto, në pronësi të një kritiku iraniano-kanadez të qeverisë iraniane, u bë gjithashtu shënjestër e të shtënave me armë zjarri të hënën.
Policia nuk ka identifikuar ose arrestuar asnjë të dyshuar dhe është e paqartë nëse sulmet janë të lidhura me njëri-tjetrin./mxh
