Këngëtarja dhe aktorja shqiptare, Bleona Qereti e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë e pranishme në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku gjithçka u shndërrua në kaos për shkak të të shtënave me armë zjarri.
Bleona ka ndarë në rrjetet e saj sociale, pamje nga momentet para incidentit dhe pamje nga veshja e saj e zgjedhur për darken, që siç shihet edhe në foto e tregon atë mjaft elegante përpara sfondit zyrtar të “White House Correspondents’ Association”.
“Pushtet, politikë dhe rrobaqepësi precize. Darka e mbrëmshme e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (tani do të riplanifikohet)”, shkruan Qereti në mbishkrimin krahas fotove të publikuara./mxh
