Barack dhe Michelle Obama janë më të dashuruar se kurrë duke hedhur poshtë njëherë e mirë zërat për krizë mes tyre! Ata kanë festuar 34-vjetorin e martesës, duke ndarë në Instagram dedikime të ndjera për njëri-tjetrin.
Ish-presidenti amerikan publikoi një fotografi ku përqafon Michelle-in dhe shkroi: “Gëzuar përvjetorin! Jam ende burri më me fat në botë që jam me ty.”
Michelle, ndërkohë, ndau një video me fotografi nga historia e tyre, që nga martesa në vitin 1992, vitet në Shtëpinë e Bardhë dhe deri te momentet e tyre më të fundit.
“Të të dua bëhet gjithnjë e më bukur! Gëzuar përvjetorin. Uroj që të kemi përpara edhe shumë, shumë vite të tjera me gëzim, të qeshura dhe kujtime”, shkroi ajo.
Pak muaj më parë, çifti kishte folur për marrëdhënien e tyre. Barack Obama e kishte përshkruar Michelle-in si një grua me integritet, inteligjencë dhe vlera që e kanë bërë atë një njeri më të mirë.
Nga ana tjetër, Michelle kishte thënë se ata “funksionojnë si kundërpeshë për njëri-tjetrin”, duke shtuar se Barack-u i kishte dhënë asaj dhe familjes së tyre një këndvështrim më të gjerë mbi mundësitë që ofron jeta.
Në fund, Barack Obama e përshkroi me humor marrëdhënien e tyre: “Edhe ajo më mban me këmbë në tokë dhe të qëndrueshëm.”/mxh
