Presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zyra e Shtypit e Macron nuk dha detaje të mëtejshme rreth përmbajtjes së bisedës.
Ndërkohë, presidenti Zelensky, ndau disa detaje përmes një postimi në platformat sociale.
“Pas kthimit tim nga Shtetet e Bashkuara, pata një bisedë telefonike me Presidentin Macron. E informova Emmanuelin rreth detajeve të takimeve të mia në Shtëpinë e Bardhë dhe në Senatin e SHBA-së, si dhe rreth perspektivave aktuale diplomatike. Ne duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që mund të na afrojë me paqen dhe të koordinojmë hapat tanë të mundshëm. Jam mirënjohës për gatishmërinë e Presidentit Macron për të ndihmuar dhe asistuar”,-shkruan Zelensky./mxh
