Last Updated on 23/03/2026 by Anisa
Ambasada gjermane ka reaguar lidhur me tensionet në protestën e opozitës të zhvilluar një natë më parë para kryeministrisë.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada thekson se protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike, ndërsa shton se nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve.
“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane në Facebook.
