Metoda e frymëmarrjes 4-7-8 po rekomandohet gjithnjë e më shumë nga psikologët dhe trajnerët e menaxhimit të stresit si një teknikë natyrale për qetësim të menjëhershëm në situata presioni emocional.
Teknika funksionon duke marrë frymë për 4 sekonda, mbajtur për 7 sekonda dhe nxjerrë për 8 sekonda, duke ulur rrahjet e zemrës dhe duke aktivizuar sistemin nervor parasimpatik, përgjegjës për gjendjen e qetësisë. Kjo praktikë po përdoret për të mbështetur gjumin, përqendrimin dhe menaxhimin e ankthit.
Nuk zëvendëson trajtimet mjekësore, por njerëzit që e aplikojnë rregullisht raportojnë gjumë më të thellë dhe humor më të qëndrueshëm brenda dy javësh./KM
