Last Updated on 29/06/2026 by EL
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë premtuar më shumë se 300 milionë dollarë fonde për të ndihmuar Venezuelën e goditur nga tërmeti. Lajmin e dha vetë Departamenti i Shtetit, nga një angazhim i mëparshëm prej 150 milionë dollarësh.
“Këto fonde do të ofrojnë kujdes mjekësor emergjent, ndihmë ushqimore, ujë dhe kanalizime, strehim, mbrojtje dhe logjistikë”, thuhet në deklaratën e Departamentit.
Paratë do të jepen përmes organizatave partnere, duke përfshirë Samaritan’s Purse, Catholic Relief Services, Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin, Programin Botëror të Ushqimit dhe Kryqin e Kuq, thuhet në deklaratë.
Uashingtoni ka vendosur gjithashtu katër ekipe kërkim-shpëtimi urbane në Venezuelë, të përbëra nga më shumë se 300 persona të ndihmës së shpejtë dhe pothuajse dy duzina qensh kërkimi, shtoi deklarata./et
