Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka votuar pro ndryshimeve të reja në kuadër të Reformës Territoriale, ku parashikohet bashkimi i Bashkisë Elbasan me atë të Cërrikut dhe Belshit.
Sipas raportimeve, nga anëtarët e Këshillit Bashkiak që morën pjesë në votim, 26 kanë votuar pro dhe 2 prej tyrer kundër. Votimi vjen pas dëgjesave publike ku nga 589 qytetarë pjesëmarrës, 516 u shprehën pro bashkimit.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me tensione, pasi këshilltari i PSD-së, Erion Murataj, i cili u shpreh kundër Reformës Territoriale, gjatë procesit të votitmit fiku disa nga aparaturat elektronike.
Më pas tetë këshilltarë të PD dhe një i PL-së u larguan nga salla para nisjes së votimit./mxh
