Valentino Garavani, krijuesi i famshëm italian që themeloi shtëpinë e tij të modës në vitin 1960 dhe fitoi famë botërore duke veshur mbretër europianë, zonja të para amerikane dhe yje të kinemasë, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Romë, në moshën 93-vjeçare.
Me mjeshtëri të pakrahasueshme në krijimin e modeleve, nuancën e tij ikonike të kuqes “Valentino” dhe vëmendjen ndaj detajeve femërore si fjongo, rufla, dantella dhe qëndisje, Valentino ishte një nga arkitektët kryesorë të glamurit të shekullit të 20-të.
Këto janë disa thënie të famshme të tij:
“Pra, çfarë duan gratë? Duan të jenë të bukura.”
“Më pëlqen të jem kaq i pranishëm: ndoshta sepse rrobat e mia kanë hyrë në histori.”
“E dua bukurinë, nuk është faji im.”
“Kur sheh një grua të veshur me të kuqe, ndjen një lehtësim të madh.”
“Pas meje? Përmbytja.”
“Eleganca është balanca mes proporcioneve, emocioneve dhe surprizës.”/mxh
