Monika Marku 21 vjeçe dhe Suate Çeloaliaj 25 vjeçe kanë rënë në prangat e policisë pasi tre ditë më parë së bashku me tre të tjerë morën peng një 27-vjeçar.
Ndërkohë në kërkim vijon të jetë njëri nga bashkëpunëtorët.
Si rezultat, u vunë në pranga shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.
Punohet për kapjen e shtetasit K. N.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme./ K.M
