Last Updated on 12/10/2026 by Monika
Gjykata e Korçës ka dënuar ish-zëvendësdrejtorin e Kufirit në qarkun e Korçës, Stiljan Pashon, me 7.4 vite burgim.
Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.
Së pari, Gjykata e dënoi Pashon me 11 vjet burg, por më pas, periudha e dënimin iu ul për shkak të gjykimit të shurtuar.
Në vitin 2023, hetimet zbuluan se në makinën që drejtohej nga bashkëpunëtori i Pashos, Lorenco Lika, u bë e mundur kapja e 26 kg lëndëve narkotike në shtetin grek nëpërmjet Pikës së Bashkëpunimit Policor Greqi–Shqipëri./mxh
