Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Indi, ku një shpërthim në një termocentral ka shkaktuar vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e rreth 40 të tjerëve, sipas mediave lokale.
Ministri i Industrisë, Lacan Lal Dewangan, bëri të ditur se shpërthimi ka ndodhur në një kaldajë të fabrikës së Vedanta Limited. Ai sqaroi se 24 nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, kryeministri i shtetit Vishnu Deo Sai ka njoftuar se do të nisë një hetim i paanshëm për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të marrë masa ndaj përgjegjësve të ngjarjes.
Edhe kryeministri i Indisë ka shprehur pikëllimin për tragjedinë, duke përcjellë ngushëllime për familjet e viktimave. Në një postim në platformën X, ai është shprehur: “Shpreh ngushëllimet e mia për ata që humbën të dashurit.”/mxh
