Last Updated on 19/10/2026 by Anisa
Dy vëllezër kanë humbur jetën pasi janë qëlluar me armë zjarri të hënën në Kamëz, ndërsa vëllai i tyre i tretë ka mbetur i plagosur.
Viktimat janë identifikuar si Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur Shefqet Islamaj, vëllai i tyre.
Sipas informacioneve paraprake, Ngushëllim Manzi, me profesion ushtarak dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve Islamaj.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për t’u zbardhur, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet për dinamikën e konfliktit dhe veprimet hetimore./ad
