Një tragjedi familjare ka tronditur sot ishullin e Kretës. Ngjarja e paimagjinueshme ndodhi në rrugën ‘Halepa’, në Mastabas, Heraklion, ku dy persona u dogjën për vdekje pas një zjarri që shpërtheu në një apartament.
Sipas Policisë, autori dyshohet se e ka vënë vetë zjarrin, me qëllim që të digjte nënën dhe xhaxhain e tij, të cilët ndodheshin brenda shtëpisë në atë kohë.
Trupat e djegur u gjetën në dhoma të ndryshme, ndërsa një prej viktimave kishte një qese mbi kokë.
Zjarrfikësit u mobilizuan menjëherë, me 16 zjarrfikës dhe 4 automjete që vepronin në vendngjarje.
Djali më pas u ngjit përsëri në apartament dhe u hodh nga ballkoni.
Autoritetet po e hetojnë rastin si zjarrvënie me dashje dhe vrasje, duke u përpjekur të hedhin dritë mbi motivet e autorit të krimit./ K.M
